Vesa Vllasaliu e konfirmon lidhjen, ky është i dashuri i saj

Një prej konkurrenteve më të komentuara të “BBVK2”, Vesa Vllasalihu, ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me Arlind Kahrimanin.

Dyshja e konfirmoi romancën e tyre gjatë një interviste së bashku në emisionin e Kahrimanit.

“A po i tregojmë publikut se ne të dy jemi në lidhje apo nuk po i tregojmë”, iu drejtua në një moment ai Vesës.

“Hajt po i tregojmë se u bë boll. Më kanë bërë bashkë me 100 njerëz, ja e vërteta”, u përgjigj ajo.

“Unë të dashuroj se pak më duket me të dashtë”, ishte dedikimi që i bëri i dashuri Vesës gjatë intervistës, duke i dhënë edhe një puthje në faqe.

Lexo edhe:  Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra