Banorja e cila hyri mbrëmë në BBVK, ishte përjashtuar nga një emision për dhunë fizike

Modelja Xheneta Fetahu, e cila hyri mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, ishte përjashtuar nga një emision në Shqipëri për dhunë fizike.

Fetahu ka marrë pjesë në spektaklin “She’s on Top”, nga i cili kishte pasur një konfrontim fizik me një konkurrente.

Kjo përleshje ka bërë që produksioni t’i përjashtonte të dyja nga gara, përfshirë modelen nga Kosova, e cila mbrëmë ka hyrë në BBVK.

“Nuk do të doja që të shihja skena të tilla, e aq më pak nga vajza të rritura. Ne si produksion kemi vendosur një përjashtim të menjëhershëm si për Sindin ashtu edhe për Xhenetën”, pati thënë moderatorja e këtij emisioni Argjira Spanca.

Lexo edhe:  E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip me disa fjalë