Ekstradohet nga Gjermania prizrenasi me të kaluar kriminale, dërgohet në burg

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.

Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa.

Kryesisht me të kaluar kriminale, shumë prej tyre shpallen edhe në kërkim ndërkombëtar e më pas ekstradohen në Kosovë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se një prej personave që është esktraduar në Kosovë është Artist Duraku nga Prizreni.

Duraku është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë dhe është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese.

Ndonëse vetëm 31-vjeçar, dosja e tij është e pasur, me plot vepra penale të cilat i kishte kryer në vazhdimësi – për çka edhe është dënuar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rreth 20 urdhëresa kanë qenë të lëshuara ndaj tij, për raste të ndryshme në të cilat ai është përfshirë.

Për veprën penale “Shantazhi”, Duraku ka qenë i dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim, si dhe me gjobë,  ndërsa për “Lëndim i lehtë trupor” ishte shpallur fajtor e dënuar me 1 vjet burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Duraku është dërguar në burg për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  E rëndë: Vetura i bie përmbi pasi i dështoi vinçi – vdes burri në Isniq të Deçanit