Emrat e dy nxënësve që u përleshën sot në Mitrovicë

Telashet saktë nuk dihet ku nisën, por hesapet u qëruan midis qendrës së qytetit.

Dy nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, paraditen e së mërkurës u përleshën mes vete në sheshin “Skënderbeu” të Mitrovicës.

“Jepi zë” merr vesh nga burimet brenda shkollës se viktima A. H. kurse dorasi V. V.

Pas  fjalosjes u përdor edhe thika, si pasojë e së cilës njëri mori lëndime, për çka u dërgua në spitalin lokal për trajtim.

E në Qendrën Kryesore spitalore të vendit konfirmuan se gjendja e pacientit është stabile.

Ndërkohë, incidenti e ka habitur shumë drejtoreshën e shkollës, ani se ka ndodhur jashtë kohës së mësimit.

Lexo edhe:  Vrasja për mal në Gradicë - Çka ndodhi sot në gjykatë, pse u ndërpre seanca?