Pronarja e Top Channel martohet këtë fundjavë, dalin detaje nga ceremonia

Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë!

Burime për “Vip Magazine” ka mësuar se çifti do të shkojnë drejt altarit këtë të shtunë në datë 19 tetor.

Dasma do të zhvillohet në një lokal në kryeqytet pranë stadiumit “Air Albania”.

Në ceremoni do të ketë të ftuar familjarë dhe miq të çiftit, si dhe personazhe publikë që janë pjesë e Top Media.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë bashkë prej vitesh tashmë. Më herët ata kanë qenë më tepër aktivë duke ndarë në rrjetet sociale, por më vonë dyshja zgjodhi që dashurinë e tyre ta mbante hermetike!

Lexo edhe:  Ledri po ‘gatuan’ tjetër hit, bashkë me Ya Ninën e Dj Geek