Familja e Faton Hajrizit paralajmëron padi ndaj Kurtit, Bislimit, Haxhiut e disa zyrtarëve të tjerë

Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore ndaj zyrtarëve publikë që kanë përdorur gjuhë ofenduese dhe urrejtjeje ndaj tij.

Gjini i ka thënë KOHËS se do t’i padisë kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha “që kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.

“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe  gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht  fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.

Lexo edhe:  Aksident në “Rrugën B”, Policia del në vendngjarje