Aksdenti në Kçiq, konfirmohen 4 të lënduar
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq.
Këtë e ke konfirmar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”- tha ai për Kallxo.