Lajm i fundit: U aksidentu gjatë punës, vdes një minator

Një 52-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë. Mësohet se bëhet fjalë për Kujtim Lilin nga Klosi.

52-vjeçari punonte si zjarrmëtar një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë.

Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.

Njoftimi:

Bulqizë/ informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Lexo edhe:  Prokurorja refuzon të deklarohet për ftesën ndaj gazetarit Mehmetaj: S’kom koment…