Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët e në shumë lugina dhe ultësira do të ketë mjegull e cila do të zhduket gjatë paradites.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 22 gradë Celsius në Kosovë, 26 gradë Celsius në Maqedoninë Veriore dhe 28 gradë Celsius në Shqipëri.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar gradualisht, ndërsa reshje kryesisht të dobëta shiu parashihen afër dhe gjatë fundjavës. Sipas parashikimeve aktuale reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal dhe do të fillojnë në disa pjesë të Shqipërisë, pastaj edhe në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.

Detaje tjera në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Më 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024 – historia frymëzuese e sulmuesit kroat