Ekzekutohen pensionet me rritje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet për të gjitha kategoritë, me rritjen prej 20 %.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati.

Kjo rritje prej 20 % është kritikuar nga opozita si një lëvizje politike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lexo edhe:  Tentoi të futet me forcë në shtëpi dhe i kanosi verbalisht dy gra – I dyshuari nga Fushë Kosova shpallet në kërkim policor