“I dyshuar nga një motoçikletë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës”- Zbardhen detajet nga gjuajtja me armë afër Ministrisë së Tregtisë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari ” në Prishtinë. Përkatësisht përballë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Insajderin duke thënë se një i dyshuar nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

Lexo edhe:  Mërgimtari nga Skënderaj dhuron 100 pako ushqimore për familjet skamnore