Zjarri përfshiu një depo brenda hapësirës së QKUK-së, zjarrfikësit evitojnë rrezikun

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë ditës një objekt ndihmës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mal Gashi – komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka deklaruar se rreziku ishte i madh, por që reagimi i shpejt solli situatën nën kontroll.

“Sot, në një intervenim ndaj zjarrit në një objekt ndihmës/depo të një lokali që gjendet brenda hapësirës së QKUK-së. Rreziku ishte madh, por reagimi i shpejt dhe profesional bëri që për disa minuta të vihet në kontroll, dhe të shuhet zjarri”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka përgëzuar kolegët zjarrfikës për këtë intervenim profesional.

Lexo edhe:  Paraburgim për të dyshuarin për djegien e veturave dhe sulmin ndaj policëve në Veri