“Maqedonci do të mbahet mend si ministri që e la ushtrinë pa bukë”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të mbahet mend si ministër që ka lënë ushtrinë pa bukë.

Për këtë Tahiri ka bërë thirrje që ai të jap dorëheqje. Tahiri e kritikoi mungesën e ministrit në seancë, ndërsa shtoi se ai ka dezertuar nga detyra e tij më fisnike.

“Sot kur e sheh të dezertuar nga detyra e tij ministrin e Mbrojtjes vërtetë nuk mundesh me heshtë. Ministri Ejup Maqedonici ku do që je ke dezertua përball detyrës tënde më fisnike, sot mos me qenë në gjendje për me mbrojt punën tënde, angazhimin tënd, është e patolerueshme”.

“Sot ajo që më së paku do të duhej të bëjë është që të japësh dorëheqje dhe ta lirosh atë detyre. Je ministër që do të mbahesh mend që e ke lënë ushtrinë e Kosovës pa bukë”.

Lexo edhe:  Mali i Zi shpalli tre ditë zie pas masakrës që la të vdekur 11 persona