Tahiri për shujtat e FSK-së: Gjendje e papranueshme, ushtria s’duhet të vihet në situata të tilla

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, FSK ballafaqohet me problemet e shërbimit të ushqimit.

Tahiri këtë gjendje e quajti jo vetëm shqetësuese, por edhe të papranueshme, derisa u shpreh se Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe siç shtoi, nuk duhet të vihet në situata të tilla.

”Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie”.

”Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha”, ka shkruar tutje Tahiri.

Lexo edhe:  Hoxha që uron Vitin e Ri, por është kundër Kurban Bajramit- ai beson vetëm të një festë