“Iu përkeqësua gjendja në punë”, vdes roja i Parkut Industrial Trepça, Miftar Fejza
Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë dje në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte roje në Parkun Industrial Trepça, dhe i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.