Policia ndalon veturën e 49-vjeçarit në Baks të Skenderajt, i gjejnë armë në bagazh
Pothuajse çdo ditë raportohen raste kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, dukuri kjo që po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit. Një rast i tillë u zbulua mbrëmë në Skenderaj ku Policia konfiskoi një armë zjarri pa leje.
Njësi e Policisë ndaloi një veturë, për kontroll policor, nën dyshimet për posedim të gjësendeve të kundërligjshme.
Policia njofton se gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuan një armë pushkë gjuetie me 12 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
I dyshuari është B.B., 49 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i policisë:
Armëmbajtje pa leje konfiskohet një armë zjarri
Skenderaj, 09 tetor 2022
Në orët e pasdites së datës 9 tetor 2022, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks të Skenderajt, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. B.,49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.