Kacafyten kryetarët e komunave nga VV dhe PDK në mbledhjen e Asociacionit të Komunave

Tensione janë shënuar sot edhe në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj në një postim në Facebook theksoi se mungesa e argumenteve dhe transparencës ka çuar në një situatë të tillë, duke i detyruar ata që të përdorin forcën për të imponuar vendime.

“Kur mungojnë argumentet, ata fillojnë të përdorin forcën. Kjo është një shenjë e qartë e krizës në AKK,” tha Rahimaj, duke kritikuar organizimin e Kuvendit Vjetor të këtij organi. Ai theksoi se përpjekjet për të kontrabanduar procese të rëndësishme janë evidente dhe përbëjnë një kërcënim për transparencën dhe demokracinë.

Rahimaj ngriti disa çështje thelbësore që po minojnë besimin në AKK: Mungesa e transparencës, mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës, mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe:  Aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person