Ledri dhe Sara ndahen përfundimisht

Pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar ditët e fundit për një lidhje të re të reperit të njohur Ledri Vula me modelen Rina Zaiti, duket se situata mes tij dhe ish-partneres së tij, Sara Hoxha, ka marrë një kthesë të re.

Të dy kanë larguar njëri-tjetrin nga Instagrami, duke lënë pas një zinxhir të gjatë spekulimesh dhe thashethemesh për marrëdhënien e tyre.

Ky veprim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe fansave të tyre, të cilët kanë nisur të komentojnë dhe të ndajnë mendimet e tyre në rrjetet sociale, shkruan InfoKosova.

Ndryshe nga Sara, e cila ka preferuar të mbajë disa nga fotografitë e përbashkëta me Ledrin në profilin e saj, Ledri ka bërë një hap më të largët duke fshirë të gjitha fotot që kishte me Sarën, duke i shtuar kështu më shumë zëra spekulimeve rreth një ndarje të mundshme përfundimtare.

Thashethemet për një lidhje të re të Ledrit me modelen Rina Zaiti kanë qenë në qendër të lajmeve kohët e fundit.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ose mohuar publikisht këtë marrëdhënie, veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë ndihmuar në përhapjen e këtyre dyshimeve.

Kjo situatë ka krijuar një zhurmë të madhe mes ndjekësve, të cilët po presin me kuriozitet një deklaratë zyrtare nga të përfshirët.

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyera dhe më të ndjekura nga publiku, duke pasur një marrëdhënie që është pasqyruar shpesh në rrjetet sociale dhe media.

Largimi i tyre nga Instagrami, një platformë ku ndanin shumë momente të përbashkëta, sugjeron një distancim të mundshëm, duke sjellë gjithashtu një reflektim të natyrës së marrëdhënies së tyre në të ardhmen.

Lexo edhe:  Edona James shpërthen në lot pas pyetjeve rreth ndërhyrjeve

Pavarësisht situatës, ende nuk ka ndonjë konfirmim të qartë nga asnjëra palë për statusin aktual të marrëdhënies së tyre.

Ndërkohë, spekulimet rreth lidhjes së Ledrit me Rinën vazhdojnë të zënë faqet e para të mediave rozë, ndërsa fansat janë në pritje të zhvillimeve të reja.