Kërcënohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Vehbi Kajtazi është kërcënuar me jetë mbrëmjen e tetë tetorit.

Kjo, sipas AGK-së është bërë përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Facebook.

“AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.

AGK ka kontaktuar me gazetari Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë.

AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi” – thuhet në reagim.

Lexo edhe:  Agim Bahtiri për tensionet në veri: Arusha s’tutet me tupan