Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden në shtëpi armatim dhe një xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, transmeton Jepi zë.

Siç njofton Prukororia, të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh

Lexo edhe:  Biznesmeni gjilanas i arrestuar për dhunë ndaj prindërve kapet me armë e rreth 130 fishekë