E lindi fëmijën rrugës për në spital për shkak të protestës në Tiranë: Kjo është gjenda e nënës dhe e foshnjës

Një nënë e re i dha jetë fëmijës së saj në makinë, në zonën e Zogut të Zi mbrëmjen e të hënës, kur e gjithë Tirana zhurmonte nga protestat e opozitës.

E ndihmuar nga një qytetar, ajo u transportua menjëherë në spitalin universitarë të traumës brenda pak minutave nga lindja.

Në mënyrë të shpejtë, mjekët i dhanë ndihmën e parë 25-vjeçares dhe vajzës së saj të sapolindur.

Një orë më vonë, nëna dhe foshnja u morën nga ekipi i mjekëve të maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për t’ju dhënë gjithë shërbimin e nevojshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha këtij spitali, Eljona Demaliaj thotë se të dyja nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë.

Ky është fëmija i dytë i gruas 25-vjeçare, e cila e solli në jetë në mënyrë natyrale, por jo nën asistencën e mjekeve por të të afërmes së saj dhe e ndihmuar nga një qytetar i panjohur për to.

Lexo edhe:  Deklarata për Faton Hajrizin, PDK kërkon dorëheqjen dhe intervistimin e Albulena Haxhiut