Vdes këngëtari Fadil Llugaxhiu, sot i jepet lamtumira e fundit
Këngëtari i muzikës popullore, Fadil Llugaxhiu nga Vraniqi i Suharekës është ndarë nga jeta të hënën.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familja e tij, me ç’rast kanë njoftuar se sot i jepet lamtumira e fundit, në fshatin Vraniq, nga ora 16:00.
“Miq, shok e familjar me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot me datë 07.10.2024 pas nje semundje te shkurt u nda nga jeta më i dashuri ynë Fadil Llugaxhiu
Sot u largove fizikisht nga ne, por pas le vepra të paharruara. Për familjen e shoqërinë do të jesh simbol i paqes e zëri më i bukur i këngës.
Varrimi bëhet me dt 08.10.2024 ne ora 16:00 ne varrezat e fshatit Vraniq.
Tu preft shpirti ne paqe.“