Copëzat e veturës mbesin në vendin e aksidentit tek liqeni i Badocit, afër urës 38 metërshe që po bëhet “fatale” për udhëtarët

Aksidenti tragjik që ndodhi të shtunën mbrëmë tek liqeni i Badocit mori jetën e tre të rinjve.
Ardit Gashi, Shpat Shehu dhe Rifat Pacolli janë viktimat e një aksidenti tragjik që ndodhi në rrugën e rrezikshme Gjilan-Prishtinë, saktësisht tek pjesa e njohur si tek liqeni.

Lajmi.net ka siguruar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi ky aksident, ku aty mbetën edhe copëza të veturës së aksidentuar.

Aksidenti ndodhi saktësisht tek pjesa e njohur si “devijim”, e që u bë si shkak i prishjes së urës 38 metra që vazhdon të jetë e papërfunduar.

Lexo edhe:  “Kam parë UFO tre net rresht”, habit kosovari: E thirra Policinë, NATO e ka parë incizimin