Aksioni i policisë në Pallatin e Rinisë, raportohet se janë arrestuar tre zyrtarë

Njësitet speciale të policisë kanë nisur një aksion në Pallatin e Rinisë, pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Policia po realizon bastisje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, deri tash dy persona janë arrestuar.

 

Sipas RTK-së, të arrestuar janë F.R, ish-menaxher i Prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z, ish-ud. kryeshef, tash në zyrën për financiar.

 

Njësitet e krimeve ekonomike po vazhdojnë bastisjet edhe në këto momente.

Lexo edhe:  Akti heroik i Adem Qorrit në Florida – flasin gruaja e të ndjerit dhe nëna e 6 vjeçarit që e shpëtoi