U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë me kamionetë, dy persona shoqërohen në Polici

Dy persona raportohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë dje rreth orës 12:05.

Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuarit në Bubë të Zubin Potokut nën dyshimin se me kamionetën e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e RKS-së.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhjedhe një thikë xhepi.”, thuhet në raportin policor.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Policia shqiptare i ndalon për 10 orë artistët nga Kosova, i ngatërron me trafikantë të lëndëve plasëse