Kusari: Askush përveç Kurtit nuk do të realizonte atë që u realizua në veri

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se asnjë qeveri nuk do të arrinte atë që në veri ka arritur qeveria e kryeministrit Albin Kurti.
Këtë, Kusari – Lila ka thënë se e bazon në përvojën e saj politike dhe institucionale.
Këto deklarata ajo i bëri të shtunën, gjatë takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Qytetarët na e kanë thënë qartë, e duam shtetin e fortë, e duam barazinë, i duam këta kufij të Kosovës që iu garantoj, nga gjithë përvoja ime politike dhe institucionale, bash asnjë Qeveri përveç kësaj në krye me Albin Kurtin, nuk do të kishte mundur të realizonte atë që është realizu në veri të vendit”, ka thënë ajo.
Lexo edhe:  Burri që u bë katolik në kishën e Llapushnikut: Feja myslimane m’ka trishtu, është akt kombëtar me u ba katolik