Rrahje mes disa personave në Prishtinë

Dy persona janë lënduar pas një rrahje që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, tha ajo.

Lexo edhe:  Ish-miss Kosova arrestohet për shantazhin e të dashurit biznesmen, ia kapi rreth 200 mijë €