Arrestohet një person në Mitrovicë, tentoi ta ndalë ‘taxin’ në të cilin ishte gruaja e tij, me të cilën janë në procedura divorci
Një rast i ngacmimit ka ndodhur dje në Mitrovicë.
Policia njofton se i dyshuari ka tentuar ta ndalojë ‘taxin’ me të cilin ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij, me të cilën janë në procedura divorci.
Sipas policisë, viktima është shqiptare, shtetase e huaja.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
NGACMIM
Mitrovicë 08.10.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka tentuar ta ndalojë veturën/taxi me të cilën ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij (me të cilën janë në procedurë divorci) viktima shqiptare shtetase e huaj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.