Lajm i mirë: Shpëtuan mrekullisht të aksidentuarit me kamion, pësuan vetëm lëndime të lehta

Një aksident i ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Sipas informacioneve fillestare që ka “Jepi zë”, në këtë aksident janë përfshirë tre persona, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar.

Dëshmitarët e ngjarjes kishin raportuar se një kamion ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Ibër.

Nga pamjet shihen kamioni që ishte rrokullisur disa metra poshtë rrugës magjistrale, duke përfunduar në ujë.

Menjëherë pas aksidentit, policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin dhe për të siguruar qarkullimin normal të komunikacionit.

Policia po merren me mbledhjen e dëshmive dhe dokumentimin e ngjarjes, për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të përfshirët.

“Jepi zë” merr vesh se të aksidentuarit janë shëndosh e mirë

Lexo edhe:  Të shtënat te ‘Bregu i Diellit’: Zbulohet kush janë dy personat që u plagosën – dërgohen në QKUK