Skenderaj propozon 6 kandidatë nga PDK për deputet në Kuvendin e Kosovës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj ka bërë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas vendimit të marrë, PDK do të paraqesë një grup kandidatësh, përfshirë Ganimete Musliu, Mergim Lushtaku, Sala Jashari, Valon Haliti, Xhevahir Geci dhe Bashkim Mustafa, shkruan Jepi zë

Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar, duke kontribuar në punën e Kuvendit të Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së në Skenderaj, Amir Lushtaku, ka konfirmuar këtë lajm për mediat lokale, duke theksuar rëndësinë e këtyre emrave për zhvillimin e komunës dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve në nivelin qendror.

Ndërkaq, Valon Haliti, një nga kandidatët e propozuar, e ka konfirmuar tashmë kandidaturën e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur angazhimin e tij për të kontribuar në përmirësimin e kushteve për qytetarët e Kosovës.

Ky grup kandidatësh pritet të sjellë një garë të fortë edhe brenda strukturave të veta në zgjedhjet e ardhshme./ Jepi zë

Lexo edhe:  Arbërie Nagavci tregon se si do të zëvendësohen orët e humbura