Tentoi të fuste në Shqipëri 18,000 euro pa i deklaruar, ndalohet nga policia kosovari

Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi u kap nga Policia Kufitare e Morinës duke duke tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro, pa i deklaruar sipas ligjit.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ndaloi automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. M., në hyrje të Shqipërisë, për një kontroll të detajuar

Gjatë kontrollit, shuma e parave u zbulua dhe u sekuestrua menjëherë. Shtetasi D. M., banues në Mamushë, Kosovë, u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për hetime të mëtejshme.

Lexo edhe:  Vazhdon të bie çmimi i derivateve, kaq kushton sot litra!