Lajm i hidhur: Vdes profesoresha e njohur nga Podujeva
Me një dhimbje të thellë, familjet Plakolli dhe Rexhepi kanë marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të afërmës së tyre, Profesores Afërdita Plakolli-Rexhepi.
E ndjera, e njohur për përkushtimin dhe pasionin e saj për mësimdhënie, ishte njëra nga mësimdhënësit më të mira në fushën e saj. Ajo ka lënë një trashëgimi të çmuar te nxënésit e saj, të cilët e vlerësuan gjithmonë për dijen dhe përkushtimin e saj në arsim, shkruan Jepi zë
Njoftimi për vdekjen e saj është bërë publik nga familja përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkaktuar një reagim të gjerë nga miqtë dhe ish-studentët, të cilët shprehin ngushëllime dhe kujtime të bukura për Profesoren e nderuar.
Njoftimi është bërë i ditur nga Familja:
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë,
Me dhembje të thellë ju njoftojmë se sonte, më e dashura jonë, Prof. Afërdita Plakolli-Rexhepi, ka ndërruar jetë.
I paharrueshëm do të jetë kujtimi për të e malli s’do të shuhet asnjëherë.
Për kohen e varrimit dhe të pamen do t’ju njoftojmë me kohë.”