Aksioni kundër fajdes në Prizren: Të dyshuarit i kanë dhënë para viktimës me kamatë mujore 25%

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin e zhvilluar në Prizren nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që rezultoi me arrestimin e tre personave.

Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se tre të arrestuarit janë Jeton Thaqi, Istref Thaqi dhe djali i tij, Ardiani.

Nga Prokuroria Themelore në Prizren kanë zbuluar se tre anëtarët e familjes Thaqi nga fshati Caprac i Prizrenit dyshohen se i kanë dhënë para viktimës me kamatë mujore 25%.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i pagaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën.”

Lexo edhe:  Vdes avokati që e mbrojti Haradinajn në Hagë