A do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë? Përgjigjet Visar Korenica

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica, sot ka zyrtarizuar largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast ka thënë se brenda VV-së nuk kishte vend për të vazhduar tutje.

Ai ka folur edhe për koalicionin e krijuar, duke thënë se, nuk ka aderime, por është bashkim i disa njerëzve, siç u shpreh ai, për një qëllim të caktuar.

Mes tjerash, ai ka treguar se a do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë.

“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Alarm për Policinë: Shani Tmerri e kërcënon me vrasje Aleks Visha, publikon edhe pamje me armë