Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij shpërthejnë në lot gjatë intervistës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, dhe bashkëshortja e tij, Mika, ndanë emocione të forta në emisionin “Canape”, duke folur për vitet e kaluara dhe shpresat për të ardhmen.

Në një moment prekës, ata shpërthyen në lot teksa kujtuan momente nga jetët e tyre.

Gjatë bisedës, Mika tregoi se si e kishte pritur Vitin e Ri në rrugë, së bashku me vajzën Këngën, derisa Lutfi Haziri ishte në burg.

Pjesa më emocionuese e bisedës ishte edhe kur ata folën për vajzën e madhe dhe përgatitjet për dasmën e saj.

“Çdo prind e di se sa e rëndësishme është kjo fazë në jetën e fëmijëve”, shtuan ata gjatë intervistes.

Emocionet e shpërthyera nga Lutfi dhe Mika Haziri në “Canape” treguan se dashuria dhe mbështetja familjare janë themelet e çdo suksesi.

Se çfarë thanë më shumë në lidhje me këtë, e mësoni  duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Lexo edhe:  ‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive