Bëhet publik momenti se si Shkurte Fejza pyet djalin e nusen, se a duan të martohen – shpërthejnë të qeshurat
Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur Shkurte Fejza i ka dhënë sonte fund beqarisë. Vajza që ai ka përzgjedhur ta kalojë jetën me të është Erza.
Në rrjetin social, fotografi Norik Uka ka shpërndarë momente nga ceremonia e çiftit.
Në njërën nga to shihet diçka që se kemi parë më parë, nëna njëherit vjehrra, Shkurta në këtë rast ka vendosur ta kurorëzojë në një mënyrë simbolike martesën e djalit të saj me nusen.
“A pranon me marrë Erzën për grua, me respektuar cdo ditë të jetës me nderuar, në të mirë dhe në të keq”, e ka pyetur ajo djalin e vet.
“Po”, ishtë përgjgjia e Arbërit teksa këngëtarja kërkoi duartrokitje nga të pranishmit për të vazhduar më pas me nusën
“Ti, Erza a pranon me marrë Arbrin për burrë, me nderu, me respektu, me e dashtë dhe me dëgju çdo ditë të jetës në të mirë dhe në të keq”, pyeti këngëtarja derisa të pranishmit shpërthyen në të qeshura sepse theksi i fjalimit ra tek folja “me dëgju”.
“Po”, ishte sigurisht edhe përgjigja e nuses teksa Shkurte Fejza, si nënë dhe vjehërr u urojë çiftit të ri jetë të gjatë.
Më poshtë gjeni momentin:
@norik.uka kurorezohet dhe martohet djali i te madhes Shkurte Fejza #kosovo #albania #dasmashqip #proudtobealbanian ♬ original sound – norik.uka