Ronela Hajati trondit rrjetin: Kam disa emra shqiptarësh, sinonim të atyre të P Diddy
Combs u arrestua javën e kaluar dhe aktualisht është në mbajtje pasi përballet me akuza për mashtrim dhe trafikim seksual.
Ai vazhdon t’i mohojë akuzat në të gjitha 11 paditë e tjera.
Në padinë e fundit, një grua identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ka përshkruar abuzimin fizik dhe seksual të vazhdueshëm përgjatë katër vitesh, duke nisur nga viti 2020.
Ajo pretendon se Combs e ka droguar e më pas ka kryer akte seksuale pa pëlqimin e saj.
Aktet seksuale janë incizuar nga Combs pa lejen e gruas dhe ajo është vënë nën presion nga ai për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale në grup, thuhet në padi.