Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, i vodhi identitetin një gjakovari
Një shtetas nga Shqipëria dyshohet se ka arritur t’ia vjedhë identitetin një personi në Komunën e Gjakovës, të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë te Republikës Kosovës.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë, pas hetimeve disamujore të koordinuara edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, më 30/09/2024 me urdhër të prokurorit kompetent ka arrestuar të dyshuarin m/shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka arritur t’ia vjedhë identitetin një personi në Komunën e Gjakovës, të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë te Republikës Kosovës.”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.