Gjermani: Arrestohet shqiptari, i gjenden gjashtë armë dhe 11 karikatorë në çantë

Një shqiptar është arrestuar në Gjermani.

Mediat gjermane, raportojnë se 38-vjeçarit të lindur në Suedi iu gjetën gjashtë armë të zjarrit me 11 karikatorë në një çantë të shpinës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Rostock.

Fillimisht, ai bashkë edhe me dy të tjerëm gjatë një kontrolli në portin e Rostockut.

Thuhet se gjatë ndjekjes, në Bentwisch, ai doli nga makina, hodhi çantën e shpinës dhe iku në këmbë, shkruajnë mediat gjermane transmeton Klankosova.tv

Autoritetet janë angazhuar në kërkim edhe për veturën që i takonte shqiptarit, një VW Passat me targa suedeze, duke kërkuar informacion nga dëshmitarët.

Duke qenë se policia fillimisht nuk mundi të përjashtonte një rrezik nga përmbajtja e çantës së shpinës, u thirr shërbimi i sigurisë së municioneve. 21 banorë në zonën përreth zonës u evakuuan strehuan përkohësisht në një ndërtesë të zjarrfikësve.

Tashmë 38-vjeçari po hetohet për shkelje të ligjit për armët dhe ndërhyrje të rrezikshme në qarkullimin rrugor.

Lexo edhe:  Sot mbahet Konventa e PDK-së, Bedri Hamza prezanton programin qeverisës