“Prej vitesh fanse”, këngëtarja shqiptare realizon ëndrrën e saj, takon Messin pasi këndoi para tij

Këngëtarja shqiptare, Enisa ka performuar himnin amerikan në stadium para ndeshjes mes Inter Miamit dhe New York Cityt, e cila u zhvillua në kuadër të Major League Soccer.

Teksa ajo po performonte, prapa saj qëndronte futbollisti i njohur, Lionel Messi, të cilin Enisa më pas edhe e takoi dhe shkrepi disa fotografi me të.

Këto fotografi ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke thënë se prej vitesh është fanse e këtij futbollisti.

 

Lexo edhe:  Banoret e BBVA mbesin pa fjalë me sjelljen e Kiarës: Ka ardhur komplet si person tjetër