Mot me diell dhe vranësira, të dielen ndryshojnë temperaturat

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe nganjëherë me vranësira të shtresave të larta.

Temperaturat do të jenë mjaft të larta dhe ajo maksimale pritet deri në 29 gradë Celsius. Vonë në mbrëmjes ose afër mesnatës lokalisht mund të zhvillohet ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell, në disa zona me vranësira të shtresave të larta. Temperaturat do të jenë të larta pak mbi 30 gradë Celsius në viset më të ngrohta të rajonit. Në mbrëmje vonë në veriperëndim të Shqipërisë zhvillim i fuqishëm i vranësirave me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten edhe në bregdetin Malazez dhe pastaj edhe në shumë vise tjera bregdetare të Shqipërisë. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit rrebeshe shiu priten në shumë rajone.‏

E diela sjellë mot të vranët me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në malet më të larta priten fjolla bore. Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta dhe të ftohta nga veriu, verilindja e veriperëndimi varësisht nga rajoni në rajon.

Fillimi i javës së re me përmirësim gradual të motit, por mbetet mjaft freskët dhe mëngjeset pritet të jenë të ftohta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E rëndë: 39-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan, ishte mbyllur për ditë të tëra