Peci kapet me prodhuesin nga Skenderaj, akuzon qumështoren “Drena” për marrjen e milionave

Ministri Faton Peci në vend të avokimit për të ndihmuar prodhuesit vendor, ka zgjedhur ta bëjë të kundërtën. Është zhytur në një polemikë në Facebook. Është tallur dhe e ka etiketuar si “përfitues të milionave të taksapaguesve”.

Ai e ka shfrytëzuar profilin zyrtar, për të sulmuar Qumështoren Drena.

Kjo kompani, i ka shkruar një koment ministrit Peci, rreth njoftimit të këtij të fundit për Festivalin e Gastronomisë në Gjermani.

“Ministër unë jam nga Skënderaj, mund të bëhem pjesë e festivalit”, ka pyetur faqja e zyrtare e Drenas.

Ministri Faton Peci ka kthyer komentin, duke e akuzuar kompaninë se ka marrë miliona.

Kompania ka reaguar sërish duke lënë të kuptohet se edhe ministri Peci mund të hetohet në të ardhmen.

“Kujdes se edhe ju një ditë do të jeni objekt hetimi dhe se mbetet të shihet “pastërtia” e juaj personale”, thuhej në komentin e prodhuesit vendor ndër të tjerash.

Ndërsa ministri ia ktheu me ironi: Me ketë kujdes më ke frikësu goxha shumë, hiç se di a dal nesër në punë.

Replikat:

 

Lexo edhe:  “A mos vallë nuk e meritoj mbështetjen në kerkesën humane për NANEN TIME”, humanisti Adnan Hyseni kërkon ndihmë për shërimin e nënës së tij