Sekuestrohen mallra me banderola të Serbisë në Kllokot, vlera e tyre rreth pesë mijë euro

Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka sekuestruar pije alkoolike me banderola të Serbisë në vlerë rreth 5000 euro, në dy subjekte afariste në Kllokot të Vitisë.

Mallrat në fjalë dyshohet se janë sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion të rregullt mbi prejardhjen e tyre.

“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara jane kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti. Gjate kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderolla te serbisë që dyshohej se jan sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave. Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është 5000€”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Lexo edhe:  Vdes ish-ushtari i UÇK-së