Serbët protestojnë në Zubin Potok, pretendojnë që dikush po ua dëmton monumentet fetare

Një grup i qytetarëve serb janë tubuar sot në shenjë proteste para stacionit policor në Zubin Potok, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Siç raportojnë mediat lokale serbe, protestuesit po pretendojnë se dikush po ua dëmton monumentet fetare dhe për këtë kërkojnë reagim ndërkombëtar.

Sipas tyre, edhe disa varreza janë dëmtuar nga goditja e plumbave.

Protestuesit janë dëgjuar teksa këndojnë këngë fetare.

Lexo edhe:  "Kam qajtë e kam qesh me të…", një infermiere publikon video ku shihet duke i dhuruar dashuri të moshuarës në Pejë