Shoferi i autobusit në magjistralen Lipjan-Shtime rrezikon të gjithë, tejkalon në vijë të plotë me shpejtësi “ekstreme”

Shpesh herë rreziku qe paraqitet përgjatë rrugëve të Kosovës është tejet i madh.
Mosrespektimi i rregullave në trafik, mos përshtatja e shpejtësisë e në shumë raste edhe tejkalimet vend e pavend kanë bërë që të shkaktohen aksidente tejet të rënda.

E një tejkalim te pavend, e që nuk lejohet fare e bëri një autobus pikërisht në magjistralen Lipjan-Shtime.

Drejtuesi i kompanisë së autobusëve “Bashkimi Reisen” tejkaloi në vijë të plotë, e me një shpejtësi tejet të madhe duke rrezikuar edhe udhëtarët, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Duhet përkujtuar që përgjatë çdo ditë Policia e Kosovës bën thirrje nga shoferët për kujdes në trafik, por pavarësisht kësaj tek ne numri i aksidenteve është tejet i lartë e rreziku që paraqitet nga raste të ngjashme sikur ky sot është shumë i madh.

Lexo edhe:  A ka të drejtë polici dhe ushtari të punojë sigurim jashtë detyrës zyrtare? Flet kryeshefi i IPK-së