Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 vila, prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona në Prishtinë, Gracanicë dhe Novëbërdë dhe 11 vila.
Vendimi për ndalimin e përkohshëm të këtyre pronave dhe vilave është bërë nën dyshimin se janë përfituar me vepër penale.
Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale. Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë. Prokurori i shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet në njoftim.