Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë, Shqipëri dhe tërë rajonin tonë parashihet të mbajë mot i vërtetë veror me shumë rreze diellore dhe temperatura të larta.
Do të fillojnë të fuqizohen gradualisht rrymimet ajrore nga jugu dhe perëndimi, si ‘konfirmim’ afrimit të frontit të ftohtë, ndërsa vazhdojnë të depërtojnë masa mjaft të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore të cilat do të kulmojnë ditën e parë të fundjaves, me temperatura deri në 29 apo 30 në Kosovë dhe pak mbi 30 gradë Celsius në viset më të nxehta të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Mbrëmjen e vonshme të së shtunës në bregdetin shqiptar ka gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërkaq të dielen në të gjitha viset tona depërton fronti i ftohtë ajror mjaft i fuqishêm i cili sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bjeshkët më të larta do të paraqiten reshjet e borës./MeteoBallkan