Martohet këngëtarja Shkenda Dubova

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ditën e sotme (e enjte) i ka dhënë fund beqarisë.

Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka zbuluar akoma për publikun.

Ceremonia e dasmës duket se është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë me një ambient e dekor të veçantë.

Tashmë janë publikuar edhe disa pamje të këngëtares si nuse, e cila shfaqet e mrekullueshme.

Ajo shihet me një vello të gjerë të bardhë, duke lënë të lëshuara flokët e saj kaçurrele.

Lexo edhe:  Sërish dyshime se Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes së tyre