Dhunë në shtëpinë e çiftit në Prishtinë, burri e rrah keq gruan e tij

Mosmarrëveshjet me çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojtje.

Dhunën në Polici e ka raportuar edhe një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit, ku pas një konflikti verbal mes tyre, 45-vjeçari dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve të marra, gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa ka rrëfyer gjithë atë që ka ndodhur në Polici.

I dyshuari më pas është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Sherr mes dy personave në Prishtinë, përfshihet një austriak – Policia bastis shtëpinë e 25-vjeçarit kosovar