Dy të lënduar në një aksident në Viti, shoferi i veturës nga pakujdesia godet një biçikletë

Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

E si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, i cili ka ndodhur të enjten në rrugën Kllokot – Viti, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit të veturës, i cili ka goditur biçikletën që po lëvizte në drejtimin e njëjtë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi i veturës bashkë me biçikletistin kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Burimet e Sinjali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe të njëjtit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Lexo edhe:  Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq